Ngjarjet e datës 20 janar
Ngjarjet që shënojnë ditën e sotme në vend Zyra e BE-së/Përfaqësuesi Special i BE-së dhe Qendra për Arsim të Kosovës (KEC) organizojnë konferencën përfundimtare për arsim dhe punësim.
(Hotel ‘Swiss Diamond’, salla e konferencave ‘’Artana’’ – Prishtinë, ora 9:30) Kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka, mban takim me qytetarë, ku do të njoftojë për punën e komunës për 2019.
(Salla e Kuvendit Komunal në Shtëpinë e Bardhë, ora 10:00) Mbahet mbledhja e parë të Kryesisë së re të Kuvendit.
(Kuvendi i Kosovës, salla C 301, ora 11.00) Ministri në detyrë i Drejtësisë, Abelard Tahiri, merr pjesë në akademinë përkujtimore, në dyvjetorin e vdekjes së veprimtarit të çështjes kombëtare, Jonuz Musliu.
(Shtëpia e Kulturës në Bujanoc, ora 13:00) Federata e Basketbollit të Kosovës (FBK) mban konferencë për media me rastin e nënshkrimit të marrëveshjes ndërmjet FBK-së dhe Klubin të Rahovecit, si organizator i Final 8 të Kupës së Kosovës në basketboll.
(Zyrat e FBK-së, ora 13:00) Federata Skitare e Kosovës shpall laureatët e skijimit për 2019. (“Hotel Sirius” Prishtinë, ora 16:00) //21media/