Ngjarjet e ditës në Kosovë
Për sot, e premte, 29 prill janë paraparë një varg ngjarjesh si më poshtë.
Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca, pret në takim një delegacion të afaristëve gjermanë (Salla N 506, ora 10:00).
Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, raporton në Komisionin parlamentar për Çështje të Sigurisë dhe Mbrojtjes (Salla N303, ora 10:00).
![](https://infolinenews.com/wp-content/uploads/2024/05/440041838_18084124912450355_3946911477327128733_n.jpg)
Kuvendi Komunal i Rahovecit mban mbledhjen e katërt të rregullt (KK Rahovec, ora 10:00).
CARE International lanson projektin “Pjesëmarrja e të Rinjve të Kosovës – KYP” (Hotel Sirius, ora 10:00).
Instituti GAP prezanton raportin “Kush ndikohet nga rritja e pagës minimale në Kosovë?” (Zyrat e Institutit GAP, ora 10:00).
OJQ “Voice of Roma, Ashkali and Egyptians in Kosovo” organizon tryezë me temën “Sfidat e procesit të legalizimit të ndërtimeve pa leje në Kosovë” (Hotel Sirius, ora 10:00).
Lidhja Demokratike e Kosovës organizon konventën e saj programore: “Lidhja për të ardhmen” (Hotel Emerald, Prishtinë, ora 11:00).
Mbahet ceremonia e përmbylljes së Garës Ndërkombëtare Tradicionale “Ushtari më i mirë 2022” (Kazerma “Adem Jashari”, ora 11:00).
Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla do t’i pres në një takim një grup prej 50 afaristëve gjermanë (MPJD, ora 11:30).
Mbahet mbledhja e Kryesisë së Kuvendit (Salla C 301, ora 12:00).
Institutit për të Vërtetën, Drejtësinë dhe Paqen prezanton videot dhe fletëpalosjet për Kompleksin Memorial në Gradishë, Rahovec dhe Kompleksin Memorial në Reçak, Shtime (Hotel Sirius, ora 14:00).
![](https://infolinenews.com/wp-content/uploads/2024/05/440041838_18084124912450355_3946911477327128733_n.jpg)