Ngjarje e rëndë: Vd/es 15-vjeçarja në Prishtinë, dyshohet se ra nga lartësia e një objekti
Një 15 vjeçare ka vd/ekur në orët e vona të mbrëmjes.
Ajo dyshohet se ka rënë nga lartësia e një objekti në rrugën ‘’Muharrem Fejza’’ në Prishtinë.
Rastin e ka konfirmuar edhe Policia e Kosovës.
‘’Rreth orës 22:20, është raportuar se në rrugën “Muharrem Fejza” në Prishtinë, një person ka rënë nga lartësia e një objekti. Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes ku janë ftuar edhe mjekët emergjent të cilët kanë transferuar vik/timën për në QKUK. Përkundër përpjekjeve të ekipeve mjekësore, vik/tima femër, 15 vjeç, ka humbur jetën. Aktualisht policia ka nisur punën për zbardhjen e plotë të të gjitha rrethanave që karakterizojnë rastin’’, ka konfirmuar policia.
Mësohet se vik/tima ka arritur pa shenja jete në QKUK.