Një person në Prishtinë është dërguar në mbajtje pasi ka ngacmuar seksualisht një grua.
Sipas policisë, i dyshuari kishte ngacmuar në rrugë dhe disa herë përmes telefonit viktimën kosovare.
Lidhur me rastin është konsultuar prokurori. Pas intervistimit, me vendim të këtij të fundit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.
“Rr. Agim Ramadani, Prishtinë 15.07.2023 – 22:00. Më 18.07.2023 është arrestuar i dyshuar kosovar për shkak se kishte ngacmuar në rrugë dhe disa herë përmes telefonit viktimën femër kosovare. Në konsultim me prokurorin i dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.”, thotë policia.