Nga viti i ardhshëm, rrugët e kryeqytetit do të kenë korsi të veçantë vetëm për autobusë të Trafikut Urban. Kështu u tha në diskutimin e mbajtur organizata INDEP në kuadër të Javës së Zhvillimit të Qëndrueshëm të Kosovës (KSDË) 2024.
Diskutimet u fokusuan në nevojën për një zgjidhje të qëndrueshme për lëvizshmërinë e qytetarëve me një transport inovativ dhe me miqësor për mjedisin.
Gent Sejdiu, menaxher i projektit për reformën e transportit publik urban të Komunës së Prishtinës, ka thënë se komuna ka hartuar Planin e mobilitetit të qëndrueshëm urban të Prishtinës, i cili parasheh reformat për këtë çështje.
Ai ka thënë se qeverisja ka bërë reforma në transportin publik, ku me këtë rast ka folur edhe për ndryshimet që priten që të bëhen nga viti i ardhëm, duke shtuar se nga viti 2025 disa rrugë në kryeqytet do të përdoren vetëm nga autobusët.