Shtatë raste janë konfirmuar si pozitive me Covid-19 sonte në Kosovë.
Nga shtatë raste, gjashtë janë nga Prizreni dhe një nga komuna e Suharekës, transmeton Infoline-News.
Të gjithë të prekurit janë raste kontakti.
Numri i përgjithshëm është gjithsej tetëqind e trembëdhjetë (813) raste, me gjithsej njëzet e dy (22) raste të vdekjes të cilët kanë pasur sëmundje të tjera shoqëruese