Nga këngëtare në moderatore, ja në cilin emision do ta shohim Arilena Arën
Ajo është prej vitesh një këngëtare e suksesshme, por duket se karrierës së saj të gjatë në ekran do t’i shtojë edhe një eksperiencë të re.
Këngëtaren përtej muzikës do ta shohim edhe në një tjetër fushë.
![](https://infolinenews.com/wp-content/uploads/2024/05/440041838_18084124912450355_3946911477327128733_n.jpg)
Siç bëjnë të ditura burimet, këngëtaren së shpejti do ta shohim në ekran si moderatore.
Ajo do të bëhet pjesë e televizionit “ABC” për të prezantuar emisionin e ri investigativ, “Piranjat”.
Personalisht ajo ende nuk e ka zyrtarizuar një gjë të tillë.
Më herët, emrat që u diskutuan në drejtimin e këtij emisioni ishin Luana Vjollca, Bes Kallaku dhe Dasara Karaiskaj.
Rikujtojmë se, burime për “Iconstyle.al” kanë njoftuar gjithashtu se Luana Vjollca do të jetë pjesë e “ABC News”, por kësaj rradhe duke rikthyer emisionin e saj të famshëm “Shiko Kush Luan”!
Emisioni aq i ndjekur të cilin vetë Luana e ka cilësuar si “kulmin e karrierës së saj në ekran” tashmë nuk do të shfaqet më në ekranin e televizionit “Top Channel”, aty ku nisi si fillim.