Në Komunën e Drenasit nga 10 gushti do të hapen çerdhet private. Ky vendim është marr pas rekomandimeve të dhëna nga komisioni profesional, pasi që kishin vlerësuar situatën e krijuar nga koronavirusi.
Sipas njoftimit, komisioni profesional do të bëjë vizita në çerdhe për të monitoruar se a janë duke u respektuar masat dhe rekomandimet e dhëna për hapjen e tyre.
“Vendimi i fundit i Qeverisë, ka deleguar kompetencat për hapjen e çerdheve, te komunat, prandaj është vendosur që nga 10 Gushti të gjitha çerdhet private të hapen, duke i respektuar në mënyrë strikte rekomandimet e IKSHP-së. Gjithashtu komisioni profesional do të bëjë vizita në çerdhe për të monitoruar se a janë duke u respektuar masat dhe rekomandimet e dhëna për hapjen e tyre”.