I pari i komunës së Prishtinës, Përparim Rama ka thënë se dita-ditës po përmisohen kushtet në tranportin publik.
Rama ka thënë se po bënë shumë ndryshime në kryeqytet në të mirë të qytetarëvez
“Sot është një ditë që shënon një transformim të kryeqytetit, ne po e ndërlidhim transportin privat. Sektori privat që ka funksionuar me kontrata 1-vjeçare tani e tutje do t’i kene 8-vjecare. Me këtë kontratë qytetarët do të kenë vetëm një biletë qe vlenë për të gjithë transportin urban. I kemi 24 kompani që do e nënshkruajnë kontratën me ta. Me kontrata 8-vjeçare secili prej jush keni me pas mundësi të bleni autobusë të rinj, ndoshta edhe elektrik”, ka deklaruar Rama.
Rama sot ka nënshkruar kontratën me 24 operatorë privatë të transportit publik.