Close Menu
  • Lajme
    • Botë
    • Rajon
  • Showbiz
  • Lifestyle
  • Shëndeti
  • Sport
  • Tech
  • Kuriozitete
    • Kuriozitete
    • Fun
  • Kontakto

Na Kontaktoni

Popular Posts

Ferizaj: Policia sekuestron dy armë pas kontrollit në shtëpinë e një 24-vjeçari në Greme

17. Juni 2025

“Stresi nuk i ka marrë paratë e BBVK-së”, babai i tij demanton Rrezart Veleshnjën

17. Juni 2025

Loredana “arratiset” në veri, pozon me ish-banorin e BBVA4

17. Juni 2025

Kush është “më i fortë” – Izraeli apo Irani?

17. Juni 2025

Mbi 450 të vr’arë në Iran që nga e premtja

17. Juni 2025

Këto janë shenjat e horoskopit që preken më shumë nga fjalët e të tjerëve

17. Juni 2025

Digjen mbi tre hektarë pisha në Parkun e Sllatinës, shkak pakujdesia e një qytetari

17. Juni 2025

Bieber pas kritikave për sjelljen e tij: E di që jam i thyer…

17. Juni 2025

Bebe Rexha performoi në një dasmë luksoze në Kroaci

17. Juni 2025

Qetësohen gjakrat, Enca e Trejsi pajtohen?

17. Juni 2025
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook Instagram
Infoline NewsInfoline News
Subscribe
  • Lajme
    • Botë
    • Rajon
  • Showbiz
  • Lifestyle
  • Shëndeti
  • Sport
  • Tech
  • Kuriozitete
    • Kuriozitete
    • Fun
  • Kontakto
Infoline NewsInfoline News
Nezir Çoçaj nis dëshminë në gjykimin ndaj Thaçit dhe të tjerëve
Ballina

Nezir Çoçaj nis dëshminë në gjykimin ndaj Thaçit dhe të tjerëve

18. November 20242 Mins Read
Share
Facebook
Advertisements

Në Dhomat e Specializuara të Kosovës (DhSK) në Hagë ka filluar dëshminë dëshmitari Nezir Çoçaj, i cili ka qenë pjesëtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK) në Zonës së Pashtrikut. Çoçaj është deshmitari i 104-ti me radhë në gjykimin ndaj Hashim Thacit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit.

Ky dëshmitar ka qenë me masa mbrojtëse por që këto masa i janë hequr ndërsa tani është duke u marrë në pyetje nga përfaqësuesja e ZPS-së, prokurorja,  Vega Iodice, raporton “Betimi për Drejtësi”.

Sipas përmbledhjes së lexuar nga prokurorja Iodice, dëshmitari do të tregojë se si pjesëtar i UÇK-së çfarë ka parë dhe vërejtur në ndërtesën e MUP-it në Prizren gjatë qershorit të 1999-ës.

“Dëshmitari 04679 është shqiptar i Kosovës që u kyç në UÇK në periudhën mars-prill 1998. Gjatë kësaj periudhë me UÇK-në ai ndihmoi për organizimin e UÇK-së në territorin e tij dhe me vonë u kyç në Zonën Operative të Pashtrikut. Dëshmitari jep dëshmi lidhur me strukturën dhe organizimin e UÇK-së duke përfshirë edhe Zonën e Pashtrikut, komunikimet që ka pasur me anëtaret e Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së dhe çfarë ka parë ai me sy të tij dhe çfarë ka vërejtur ai në ish-ndërtesën e MUP-it në Prizren në qershor të 1999-ës”, tha prokurorja Iodice.

Një ndërtesë e cila iu prezantua dëshmitarit, ai tha se e ka vizituar gjatë qershorit të 99-ës dhe është ndërtesa e konvikteve në Prizren.

Vlen të theksohet se sipas kryetarit të trupit gjykues, dëshmia e Çoçajt pritet të zgjasë rreth një ditë. Sipas tij, Prokuroria ka parashtruar se i duhen rreth një orë dhe ekipeve të mbrojtjes rreth katër orë për kundërpyetjet e tyre.

“Kam qenë komanda e Zonës së Pashtrikut”, tha Çoçaj.

Ai tha se UÇK-ja ka përdorur edhe shtëpinë e armatës  dhe shkollën e shurdhmemecëve në Prizren.

Për Samedin Xhezairin ai tha se ka qenë anëtar i UÇK-së dhe konkretisht i brigadës 125.

Mbrojtja e Thaçit, përmes avokates, Nina Tavakoli tha se nuk pret që të këtë pyetje për këtë dëshmitar e ngjashëm edhe ai i Rexhep Selimit, Eric Tully.  Ndërsa, mbrojtja e Krasniqit tha se i duhen më pak se sa që ka parashikuar.

Haga
Share. Facebook
Previous ArticleOriola Marashi do t’iu lë gojëhapur me këto foto nga plazhi
Next Article „Do të thyejmë internetin” – Ronaldo paralajmëron videon e ardhshme në YouTube

Related Posts

Ferizaj: Policia sekuestron dy armë pas kontrollit në shtëpinë e një 24-vjeçari në Greme

17. Juni 2025

“Stresi nuk i ka marrë paratë e BBVK-së”, babai i tij demanton Rrezart Veleshnjën

17. Juni 2025

Loredana “arratiset” në veri, pozon me ish-banorin e BBVA4

17. Juni 2025

Comments are closed.

Social Media
  • Facebook
  • Instagram
AD
Të Fundit

Ferizaj: Policia sekuestron dy armë pas kontrollit në shtëpinë e një 24-vjeçari në Greme

Read More

“Stresi nuk i ka marrë paratë e BBVK-së”, babai i tij demanton Rrezart Veleshnjën

Read More

Loredana “arratiset” në veri, pozon me ish-banorin e BBVA4

Read More

Kush është “më i fortë” – Izraeli apo Irani?

Read More

Infoline News është një gazetë online e lajmeve, ku gërshetohen informimi dhe argëtimi, me ngjarje të ndryshme nga vendi, rajoni, e bota, me tematika aktuale në fokus te lajmet rozë. Përbehet nga një staf i gjerë dhe korrekt, gjithmonë në shërbim të informimit të saktë, drejtë dhe të shpejtë.

Redaksia/Marketing 049 519 444 Emailcontact.infolinedm@gmail.com Kushtet e Përdorimit Politikat e Privatësisë
Facebook Instagram
© 2025 Infoline News. Designed by Infoline Digital Marketing

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.