Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres përsëriti thirrjet për një zgjidhje mes Izraelit dhe Palestines, ndërsa kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu kundërshtoi përsëri idenë e një shteti sovran palestinez.
“Refuzimi i zgjidhjes me dy shtete për izraelitët dhe palestinezët dhe mohimi i së drejtës për një shtet të popullit palestinez është i papranueshëm”, theksoi ai. Guterres tha se refuzimi i një zgjidhjeje me dy shtete zgjat një konflikt që është bërë kërcënim global për paqen dhe sigurinë.
Ai përsëriti thirrjet për armëpushim të menjëhershëm në luftimet midis Izraelit dhe Hamasit në Rripin e Gazës.
Netanyahu sërish kundërshtoi idenë e një shteti të pavarur palestinez pasi të përfundojë lufta në Gaza.