MAShTI njoftoi se kërkon nga të gjitha shkollat fillore dhe ato të mesme të Republikës së Kosovës që ora e parë e mësimit nesër t’i kushtohet Epopesë së UÇK-së, shkruan Infoline-News.
Kjo kërkesë nga Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, ka ardhur bazuar në programin e Qeverisë së Kosovës për shënimin e 22 vjetorit të Epopesë së UÇK-së.