Gjatë ditës së nesërme, 30 prill 2020, e enjte KRU ”Prishtina” ka planifikuar të bëjë pastrimin e rezervuarit të ujit në fshatin Vragoli, komunë e Fushë Kosovës.
Konsumatorët të cilët furnizohen me ujë të pijshëm nga ky sistem do të mbesin pa ujë duke filluar nga ora 12:00 – 15:00 dhe ata janë:
– Parku i Biznesit ( Drenas),
– Sllatina e Madhe,
– Fshati Henc.
“Pastrimi i rezervuarëve të ujit, i domosdoshëm bazuar në shërbime cilësore për konsumatorët”, thuhet në njoftimin e tyre.