Në kuadër të bashkëpunimit me Forcat e Armatosura të Republikës së Shqipërisë (FARSH), në Qendrën e Arsimit Profesional të Nënoficerëve (QAPN) në Republikën e Shqipërisë, ka përfunduar me sukses Kursi i 56-të i Avancuar i Nënoficerit.
Ky kurs aftëson nënoficerët për të vepruar dhe për të qenë të gatshëm të përballen me sfidat në situata të ndryshme krize.
Në ceremoninë e certifikimit sipas njoftimit zyrtar thuhet se morën pjesë Komandanti i Akademisë gjeneral brigade, Bardhyl Nuredini, Atasheu i Republikës së Kosovës, Kolonel Enver Hoti, Kom QAPN Kolonel Besim Bala, oficer e nënoficerë të stafit.