Close Menu
  • Lajme
    • Botë
    • Rajon
  • Showbiz
  • Lifestyle
  • Shëndeti
  • Sport
  • Tech
  • Kuriozitete
    • Kuriozitete
    • Fun
  • Kontakto

Na Kontaktoni

Popular Posts

Vedat Bajrami feston ditëlindjen, kaq vite mbushi sot

18. Juni 2025

“Ishte si apokalips” – Britanikja që i mbijetoi sul’mit iranian në Tel Aviv rrëfen momentet e tmerrshme

18. Juni 2025

U aludua se është në një lidhje me futbollistin Yamal, influencerës 30 vjeçare i ndodh e papritura

18. Juni 2025

Ky është personi që dyshohet se e sulmoi me çekiç qytetarin para Gjykatës në Suharekë

18. Juni 2025

Rita Ora bën një gjest të veçantë ndaj Taynës

18. Juni 2025

Punime në Podujevë, nesër e pasnesër do të ketë reduktime të ujit

18. Juni 2025

Trixa shijon diellin në SHBA

18. Juni 2025

Erdogan: Irani po mbron veten

18. Juni 2025

Rusia kërcënon SHBA-në: Mos guxoni as ta mendoni për ta ndihmuar Izraelin…

18. Juni 2025

Gresa Pallaska përfundon në spital

18. Juni 2025
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook Instagram
Infoline NewsInfoline News
Subscribe
  • Lajme
    • Botë
    • Rajon
  • Showbiz
  • Lifestyle
  • Shëndeti
  • Sport
  • Tech
  • Kuriozitete
    • Kuriozitete
    • Fun
  • Kontakto
Infoline NewsInfoline News
Nëna nga Prishtina që po “lufton” me sistemin maqedonas, kërkon kujdestarinë e fëmijëve të saj
Lajme

Nëna nga Prishtina që po “lufton” me sistemin maqedonas, kërkon kujdestarinë e fëmijëve të saj

18. Juni 20254 Mins Read
Share
Facebook
Advertisements

Arta Fonda, një nënë nga Prishtina, ka zbuluar një padrejtësi që i është bërë nga institucionet e drejtësisë në Maqedonisë së Veriut.

Sipas saj, para dy vjetësh gjykata e ndau nga dy fëmijët e saj, atëbotë 2 dhe 4 vjeç, dhe nga ajo kohë po kërkon të drejtën për të jetuar bashkë me fëmijë.

“Ndonëse kam dëshmuar në çdo proces gjyqësor se jam një nënë me aftësi të plota, me dashuri të pakufishme dhe përgjegjësi të jashtëzakonshme, fëmijët e mi më janë marrë padrejtësisht nga një sistem që shpesh vendos më shumë për interesa se për drejtësi.

Sistem qe u jep ‘drejtësi’ të pa merituar oligarkëve të ndërtimit në vend të nënave të pafajshme. Sistem që fatkeqësisht ka zgjedhur të rrisë fëmijë me para në vend të dashurisë së nënës” u shpreh Fonda.

Ajo përmend një kompani oligarkësh, të cilën e akuzon se ka kapur sistemin e drejtësisë.

“Kjo nuk është vetëm beteja ime. Është betejë për çdo nënë që është përballur me padrejtësinë.

Është një thirrje që të mos merren më fëmijët nga nënat pa të drejtë, nga korrupsioni dhe gjykimet e padrejta”, u shpreh Fonda.

Kjo është deklarata e plotë e saj:

Ka dhimbje që nuk i zë dot as fjala… Ka heshtje që bërtet më fort se çdo zë. Ka nëna që rrëzohen, por nuk dorëzohen.

Një prej tyre jam unë.

Nëse në të kaluarën, kam avokuar për gra të tjera që kanë vuajtur barrën e një sistemi të pa barabartë të drejtësisë dhe të një mentaliteti patriarkal.

Sot, për herë të parë, po e ngre zërin për veten time.

Sepse kur një nënë ndahet nga fëmijët e saj, ndahen edhe kufijtë e arsyes nga padrejtësia. Sepse kur sistemi dështon, është shpresa dhe qëndresa që e ringjallin.

Prej dy vitesh, që kur jam ndarë padrejtësisht nga fëmijët e mi, njëri vetëm 2 vjeç atë kohë dhe tjetri 4, unë endem nëpër dyert e gjykatave të Maqedonisë së Veriut, duke kërkuar jo privilegj, por të drejtën më themelore që njeh njerëzimi: të drejtën për të qenë nënë dhe për të jetuar bashkë me dy fëmijët e mi.

Unë nuk jam e vetmja grua që është përballur me një sistem që shpesh e harron drejtësinë, që mat fuqinë me pasuri dhe jo me të vërtetën.

Por sot po flas për rastin tim, sepse heshtja nuk është më zgjedhje. Sot, zëri im bëhet kauzë.

Ndonëse kam dëshmuar në çdo proces gjyqësor se jam një nënë me aftësi të plota, me dashuri të pakufishme dhe përgjegjësi të jashtëzakonshme, fëmijët e mi më janë marrë padrejtësisht nga një sistem që shpesh vendos më shumë për interesa se për drejtësi.

Sistem qe u jep ‘drejtësi’ të pa merituar oligarkëve të ndërtimit në vend të nënave të pafajshme. Sistem që fatkeqësisht ka zgjedhur të rrisë fëmijë me para në vend të dashurisë së nënës.

Ne vende normale, kompanitë e ndërtimit sikurse ajo “TRIM & LUM” dhe Odat Ekonomike qe ata udhëheqin  do të duhej të kapnin bizneset dhe jo gjykatat. Por ja që për fatin tim të keq, sikurse shumë gra të tjera, unë kam qëlluar të përballem me të dyja. Me të ‘fortët’ dhe me padrejtësinë.

Mirëpo, besoj ende se brenda këtij sistemi ka njerëz që nuk janë dorëzuar. Se ka ende njerëz në Maqedoninë e Veriut por edhe në Kosovë dhe Shqipëri, që nuk kanë harruar çfarë është drejtësia, çfarë është nderi, dhe çfarë është një nënë.

Kjo nuk është vetëm beteja ime. Është betejë për çdo nënë që është përballur me padrejtësinë.

Është një thirrje që të mos merren më fëmijët nga nënat pa të drejtë, nga korrupsioni dhe gjykimet e padrejta.

Është një kauzë për drejtësi.

Arta Fonda
Share. Facebook
Previous ArticleTre qytetarë shqiptarë të evakuuar nga Izraeli mbërrijn
Next Article Gresa Pallaska përfundon në spital

Related Posts

Ky është personi që dyshohet se e sulmoi me çekiç qytetarin para Gjykatës në Suharekë

18. Juni 2025

Punime në Podujevë, nesër e pasnesër do të ketë reduktime të ujit

18. Juni 2025

Tre qytetarë shqiptarë të evakuuar nga Izraeli mbërrijn

18. Juni 2025
Leave A Reply Cancel Reply

Social Media
  • Facebook
  • Instagram
AD
Të Fundit

Vedat Bajrami feston ditëlindjen, kaq vite mbushi sot

Read More

“Ishte si apokalips” – Britanikja që i mbijetoi sul’mit iranian në Tel Aviv rrëfen momentet e tmerrshme

Read More

U aludua se është në një lidhje me futbollistin Yamal, influencerës 30 vjeçare i ndodh e papritura

Read More

Ky është personi që dyshohet se e sulmoi me çekiç qytetarin para Gjykatës në Suharekë

Read More

Infoline News është një gazetë online e lajmeve, ku gërshetohen informimi dhe argëtimi, me ngjarje të ndryshme nga vendi, rajoni, e bota, me tematika aktuale në fokus te lajmet rozë. Përbehet nga një staf i gjerë dhe korrekt, gjithmonë në shërbim të informimit të saktë, drejtë dhe të shpejtë.

Redaksia/Marketing 049 519 444 Emailcontact.infolinedm@gmail.com Kushtet e Përdorimit Politikat e Privatësisë
Facebook Instagram
© 2025 Infoline News. Designed by Infoline Digital Marketing

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.