Kandidati i AAK’së për kryetar të Prishtinës, Daut Haradinaj ka prezantuar sot kandidaten e radhës për asamble, Valbona Sopjani-Berisha.
Haradinaj ka thënë se Valbona është vajza e veprimtarit të kahershëm, Jetullah Sopjani.
Për ata që nuk e dinë, Valbona Sopjani-Berisha është nëna e këngëtares së mirënjohur, Adelina Berisha.
“Me angazhimet e saj në biznes dhe në fushën e kulturës ka treguar mjaft sukses. Besoj që ky sukses do ta përcjell edhe në kandidaturën e saj për Asamblenë Komunale të kryeqytetit.
Suksese e na priftë e mbara Valbonë” shkruan Haradinaj në njoftim.