Një nga çiftet më të njohura të estradës shqiptare Mimoza Mustafa dhe Shkumbin Ismaili, ishin të ftuar të premten në emisionin “LIBERO”, ku rrëfyen shumëçka rreth jetës së tyre profesionale dhe personale.
Ndërkohë, Mimoza Mustafa nuk ka harruar ta përmend edhe babain e saj i cili nuk jeton më, duke theksuar se e ndjenë mungesën e tij gjithmonë.
“Babai ka vdekur para luftës, pas një sëmundje shumë të rëndë, ka vdekur shumë i ri, gjithmonë e kujtoj me mall. Ka qenë një baba shumë i mirë, i qetë dhe i matur… Kam kujtime shumë të mira me të, më mungon shumë…”, tha ajo derisa theksoi se prindi i saj i ka dhënë këshilla rreth mirësjelljes me njerëzit, të cilat Mustafa konsideroi se i kanë shërbyer për ta ndërtuar karakterin e saj si një person i qetë dhe e edukuar.
Krahas këtij momenti, çifti Mimoza dhe Shkumbini, treguan shumë momente dhe të pathëna të tjera, prandaj, për ta dëgjuar intervistën e tyre, klikoni në linkun e mëposhtëm: