Nën ndikimin e alkoolit dhe substancave narkotike, një burrë në Pejë ka kanosur babanë e tij dhe ka shtënë me armë zjarri brenda dhe jashtë shtëpisë.
Pas incidentit, i dyshuari është larguar në drejtim të panjohur, ndërsa policia ka njoftuar se nuk raportohet për të lënduar.
Rasti është cilësuar si “dhunë në familje” dhe “armëmbajtje pa leje”.
“Pejë, 13.06.2025 – 21:30. Raportohet se i dyshuari mashkull kosovar, nën ndikim të alkoolit dhe substancave narkotike, ka kanosur prindin e tij. Sipas viktimës, i dyshuari edhe ka shtënë me armë zjarri në brendi të shtëpisë dhe një herë jashtë shtëpisë dhe është larguar në drejtim të panjohur. Në vendin e ngjarjes janë gjetur dhe konfiskuar dy gëzhoja dhe një predhë e fishekut. Nuk raportohet për të lënduar. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori,” thuhet në raportin e policisë.