Është hapë panairi i librit në Tetovë.
Në Tetovë po mbahet Edicioni i 19-të i Panairit të librit, në organizim të Shoqatës së botuesve shqiptarë në Maqedoni. Në panair prezantohen dhjetëra shtëpi botuese nga vendi, Shqipëria dhe Kosova.
Ky panair do të jetë i hapur nga sot deri më datën 27 tetor.
“Prezantohen autorë nga tërë bota dhe libra nga zhanre të ndryshme, duke filluar nga librat për fëmijë deri në letërsi nga psikologjia dhe filozofia. Ky panair ka tërhequr shumë lexues dhe numri i shtëpive botuese të cilat marrin pjesë në këtë manifestim”, deklaroi Abdulmexhit Saiti, kryetar i Shoqatës së botuesve shqiptarë.
Panairi i librit mbahet në Qendrën për kulturë “Ilo Anteski-Smok” dhe është aktiviteti përfundimtar i Shoqatës, duke e pasur parasysh se në ditët e fundit janë organizuar shumë panaire mobile në Kumanovë, Shkup, Strugë dhe Gostivar.