Komuna e Prishtinës ka bërë të ditur se tani në qendrën e të moshuarve çajo do të shërbehet me biskota.
Shpend Ahmeti premtoi se së shpejti do të fillojnë edhe me shujtën e mëngjesit, falas për të moshuarit.
“Tash e tutje, çaji në Qendrat Kulturore dhe Sociale për të Moshuarit në Prishtinë do të shërbehet me biskota të ndryshme.
Kjo, si rezultat i bashkëpunimit të Drejtorisë për Mirëqenie Sociale me Kompaninë Buçaj.
Së shpejti do të fillojmë edhe me shujtën e mëngjesit.
Urime!”, thuhet në njoftim.