Një person ka raportuar në polici se persona të panjohur e kanë hapur me forcë kasafortën e xhamisë në Viti dhe nga aty kanë arrit të marrin para të gatshme, në vlerë rreth 40 euro, transmeton Infoline-News.
“Rr. Hoxhë Jonuzi, Viti 07.03.2020 – 05:30. Është raportuar se nga persona të panjohur, është hapur me forcë kasaforta e Xhamisë dhe nga aty kanë arrit të marrin para të gatshme, në vlerë rreth 40 euro. Rasti është duke u hetuar”, thuhet në njoftimin e policisë.