Republikanët dhe Demokratët Amerikanë, kanë rënë dakord për efektet negative që kanë mediat sociale tek fëmijët dhe të miturit.
Tashmë ata kanë paraqitur një projekt-ligj dypartiak në Senatin amerikan, “Akti i mbrojtjes së fëmijëve në mediat sociale”.
Ky ligj do të ndalojë fëmijët nën moshën 13 vjeçare që të përdorin media sociale, kurse ata të cilët janë të moshës mbi 13 vjeç deri në 17 do të lejohen vetëm me pajtimin e prindërve të tyre.