![](https://infolinenews.com/wp-content/uploads/2024/05/440041838_18084124912450355_3946911477327128733_n.jpg)
Selman Avdiu, invalid i luftës, është duke jetuar në kushte të mjerueshme së bashku me gruan dhe gjashtë fëmijët e tij.
Lajmin e ka bërë të ditur në Facebook, Arjeta Fejza, që në zgjedhjet e fundit ishte kandidate për deputete nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje.
“Unë besoj në përgjegjësi institucionale, por edhe në humanitet, prandaj ju ftoj të bashkohemi në këtë nismë”, ka shkruar ajo. “Ky është Selman Avdiu invalid i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës i cili tashmë jeton në këto kushte me gruan dhe 6 fëmijët e tij, në fshatin Shtrubullov komuna e Drenasit”, ka thënë Fejza, derisa ka publikuar edhe numrin e kontaktit të Avdiut.