Ish-ministri i Drejtësisë, Hajredin Kuçi, ka përmendur ish-presidentin Hashim Thaçi gjatë deklaratës së tij në Gjykatën Speciale.
Kuçi ka thënë se e konsideron Thaçin një mik dhe se ata kanë një njohje dhe bashkëpunim të gjatë.
Ai ka shtuar se gjatë periudhës së bashkëpunimit me Thaçin, ata kanë vepruar dhe udhëhequr gjithmonë nga parimi i drejtësisë.
“Në aktakuzë jam me presidentin Hashim Thaçi. Më lejoni të them se Hashimin e kam mik, njihemi që shumë vite dhe kemi punuar gjatë. Gjatë tërë punës së bashku, ne kemi punuar dhe udhëhequr nga parimi i drejtësisë, respektimit të saj dhe kemi besuar në drejtësi,” ka deklaruar Kuçi.