Pas shkëmbimit të zjarrtë të raketave mes Iranit dhe Izraelit para armëpushimit, në Izrael vijojnë pasojat e sulmeve të rënda.

Një nga goditjet më tragjike ndodhi në një bllok apartamentesh në qytetin Beersheba, ku një raketë goditi direkt murin e ndërtesës dhe përplasjet u përqendruan mbi një strehimore anti-bombë ku banorët ishin strehuar, raporton BBC.
Zëdhënësi i Komandës së Frontit të Brendshëm në jug, Adam Iftach, shpjegoi se katër persona që ndodheshin në strehimore humbën jetën si pasojë e goditjes së drejtpërdrejtë.
Ai theksoi se “Me një goditje të drejtpërdrejtë në strehimore, shanset për mbijetesë janë të pakta”, megjithatë theksoi se strehimoret mbeten ende vendi më i sigurt për banorët.
Shërbimi i ambulancës në Izrael konfirmoi se gjatë sulmit në qytetin jugor u vranë katër persona dhe u plagosën 22 të tjerë.