Policia e Kosovës ka arrestuar një burrë në Pejë, pasi që i njëjti në gjendje të dehur ka tentuar ta thyejë derën e dhomës së gjumit të bashkëshortes së tij.
Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.
Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës rasti ka ndodhur dje rreth orës 02:42.
“Pejë 18.05.2024 – 02:42. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar nën dyshimin se në gjendje të dehur ka tentuar që të thyej derën e dhomës së gjumit të bashkëshortes së tij, e cila nuk i ka hap derën. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.