Nga 2Ton, prej shumë shumë kohësh ka folur vetëm muzika.
Këngëtari është treguar shumë aktiv në sjelljen e projekteve të reja muzikore të cilat kanë rezultuar sukses.
Ferizajasi ka kaluar me sukses sfidën për të mbajtur karrierën pa pësuar rënie, duke mbetur i dëgjuar e i kërkuar.
E pa shumë zhurmë, 2Toni ka ‘punuar’ edhe në të tjera drejtime.
Prive.al ka arritur të mësojë se ai është fejuar së fundmi me një vajzë nga qyteti i Vushtrrisë.
‘Gjithçka është bërë në heshtje të plotë, kjo me dëshirën e çiftit. Vajza që i ka marrë zemrën nuk është person publik dhe nuk synon të jetë e tillë’, është shprehur burimi pranë tyre për Prive.al.
Fejesa ka ndodhur përpara disa javësh në fshehtësi, por jo sa për t’i shpëtuar Prive-së!