Larja me fëmijën tuaj mund të jetë një mundësi e shkëlqyer për t`u lidhur më shumë me ta.
84% e prindërve e pranojnë se është një nga kohët më cilësore që kalojnë me fëmijët e tyre.
Psikologët thonë se kjo praktikë është kritike për zhvillimin kognitiv dhe emocional të foshnjave tona, por deri në një pikë, ose më saktë deri në një moshë.
Larja e fëmijës bashkë me prindërit u mëson atyre rëndësinë e prekjes dhe është një mënyrë tjetër për t’i dhënë ndjenjën e kontaktit lëkurë me lëkurë. Siguron gjithashtu një ndërveprim pozitiv dhe qetësues midis të gjitha palëve të përfshira.
Duke jetuar në këtë epokë, ku telefonat tanë janë bërë thjesht aksesorë me të cilët jemi ngjitur në pjesën më të madhe të kohës, 64% e prindërve thanë se nuk i përdorin telefonat e tyre gjatë larjes, duke e bërë këtë ngjarje kohën e përsosur për t’u lidhur me fëmijën tuaj.
Larja me fëmijët tuaj mund të jetë një mundësi e shkëlqyer për t’u dhënë mësime të rëndësishme për trupin dhe botën përreth tyre.