Pavarësisht se ndodhet në arrati dhe se autoritetet në Kosovë po e kërkojnë, reperi Arkimed Lushaj, i njohur si Stresi, vijon të jetë aktiv në rrjetet sociale.
Së fundmi ai ka publikuar një video duke shëtitur me veturë ndërsa shkruante “Rrugës për …”.
Gjatë videos dëgjohej në sfond kënga e Feros, “Arsenal”.
Policia e Kosovës vazhdon të jetë në kërkim të tij, pas incidentit të përfolur rreth dy javë më parë në qytetin e Pejës.