Sot janë bërë 30 vjet nga bashkimi i Gjermanisë. Me këtë rast politikanët e Kosovës kanë uruar Gjermaninë, si një nga vendet mike të shtetit tonë. E në këtë ditë ka reaguar edhe avokati Tomë Gashi.
Përmes një postimi në Facebook, ai ka pyetur se kur do ta bashkojmë Shqipërinë.
“30 vjet nga bashkimi i Gjermanisë. Po ne kur do ta bashkojmë Shqipërinë?”, ka shkruar Gashi në Facebook.