Komisioni Qendror Zgjedhor (KQZ) ka nisur publikimin e rezultateve preliminare të zgjedhjeve parlamentare të vitit 2025.
Deri tani janë numëruar mbi 50 për qind të votave.
Nga kjo përqindje Lëvizja Vetëvendosje ka 37.50% të votave.
Partia Demokratike e Kosovës është në vend të dytë me 29.80% të votave.
Lidhja Demokratike e Kosovës ka 16.29% të votave.
Ndërsa koalicioni i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Nismës Socialdemokrate dhe të tjerëve ka 7.92% të votave