Einxhel Shkira, që nga pjesëmarrja në Big Brother, Ka qenë senzacion për vajzat.
Shumë vajza kanë gjetur veten tek ajo, duke e shndërruar Einxhelin në një model që ndjeket vazhdimisht.
Lidhja me Dj Dagz e më pas ardhja në jetë e birit të tyre, Trev, ka bërë që Einxhel të ndajë me ndjekësit momente nga më të ndryshmet të përditshmërisë së saj.
Së fundmi, Einxhel ka ndarë edhe një risi në “look-un” e saj, duke bërë një video hap pas hapi se si i preu flokët.
Duke biseduar, ajo mbërthen flokët në dy pjesë dhe më pas i shkurton me gërsherë.
“Po ju ça ndryshimi do bëni në 2024?” ka shkruar Einxhel në videon e saj.
Ndiqeni më poshtë: