Ndryshimet hormonale janë një arsye madhore sa i përket shfaqjes së dhimbjeve të kokës dhe migenës.
Numri i njerëzve që vuajnë nga migrena arrin në miliona, dhe gratë janë tre herë më të predispozuara të preken nga këto dhimbje se burrat.
Për shembull, migrena mund të jetë e trashëgueshme dhe rreziku është më i lartë tek fëmijët apo të afërmit e brezit të parë.
Mosha është një tjetër faktor rreziku.
Megjithatë, sulmi i parë i dhimbjeve vërehet përpara moshës 40 vjeçare.
Ushqimet më të këqija për migrenën
Sipas të dhënave, të cilave u referohet AgroWeb.org, njerëzit që konsumojnë më shumë se 540 mg kafeinë në ditë janë 10 përqind më të rrezikuar nga dhimbjet e kokës dhe migrena.
Disa aminoacide tek çokollata kanë aftësinë të nxisë dhimbjet, sidomos tek njerzit që vuajnë nga migrena.
Ëmbëlsuesit artificialë rrisin rrezikun e migrenës dhe dhimbjeve të kokës.
Mishi i Përpunuar
Në këtë kategorizim mendohet të luajë një rol edhe përmbajtja e mikrobiomës në stomak.
Kura Natyrale
AgroWeb.org ju sjell një trajtim natyral i cili përmban tre përbërës dhe ofron lehtësim të menjëhershëm për dhimbjet e forta të kokës. Ju duhet një gotë e mbushur tre çerek me ujë, lëngu i një limoni dhe një lugë çaji me kripë ( jo të mbushur plotë).
Për saktësi, duhet të dini që kripa që duhet të përdorni duhet të jetë e një cilësie të mirë, rekomandohet kripa rozë e njohur me emrin kripa e himalejeve (e gjeni në dyqane dhe markete) por mund të përdoret edhe kripa e zakonshme.