Disa nga artistët shqiptarë lirshëm mund të thuhet se kanë inate dhe për arsye të ndryshme nuk flasin me njëri-tjetrin.
Por, kjo nuk ndodh me të gjithë pasi ka nga ata që ruajnë marrëdhënie të mira dhe këtë e shfaqin kudo.
I tillë duket se është raporti mes Rina Balajt dhe këngëtares së famshme të estradës, Dafina Zeqirit.
Bukuroshja nga Istogu shihet se ka shijuar një nga koncertet e Dafinës në Prishtinë.
Ajo mes tjerash i ka dërguar edhe një lloj mesazh që bën të ketë vend edhe për dyshime.
“Ata kurrë nuk munden të më bëjnë mua që t’iu urrej juve”, ka shkruar Balaj.