Nikki McKibbin ka ndërruar jetë në moshë të re. Garuesja e njohur e “American Idol” vdiq nga një aneurizëm e trurit. Nikki ishte e martuar me Craig Sadler që nga viti 2007.
Performancat e saj kishin bërë bujë në Amerikë duke e llogaritur atë si një këngëtare të së ardhmes.
Por, karriera e Nikkit mori teposhtëzen pasi ajo kishte probleme me përdorimin e substancave narkotike.