Ndërmarrja “Trepça”, ka njoftuar se ka larguar nga puna katër punëtorë për shkelje të rëndë të detyrave.
Këtë e kanë bërë të ditur përmes disa postimeve në Facebook, teksa kanë thënë se sot (19 gusht), Komisioni Disiplinor ka mbajtur shqyrtimin publik, me ç’rast kanë shqiptuar masat disiplinore për ndërerjet e marrëdhënieve të punës me këta të fundit.
Kujtojmë se “Trepça”, mëngjesin e sotëm ka njoftuar se ka larguar një punëtor përkohësisht nga puna.