Një faqe agjensie funerali në Instagram, e cila publikon gjithmonë raste vdekjesh, ka bërë një lajmërim të rëndë pak momente më herët.
Babai i Sara Gjordenit, ish-banores së ‘BBV3’, Artur Gjordeni, ka ndërruar jetë, sipas agjencisë EmiljanoKamsi.
Ende nuk dihet sesa i vërtetë është ky lajmërim, sakaq nuk ka asnjë njoftim zyrtar dhe prej vajzës së tij, Sarës, e cila pak ditë më parë për shkak të deklaratave të bëra prej z.Artur, u shpreh se nuk ka më një baba si ai.