Heidi dhe Romeo kanë vendosur ta vazhdojnë të ndarë rrugëtimin e tyre në “Big Brother Vip”. Mbrëmjen e djeshme mes lotësh ata i kanë konfirmuar ndarjen njëri-tjetrit.
Tensioni mes dy banorëve ka nisur ditët e fundit kur Romeo filloi të dyshonte në ndjenjat e Heidit për të ndërsa kjo e fundit mendon se ai është ndikuar nga opinioni i banorëve të tjerë për të shkëputur marrëdhënien e tyre. Gjatë mbrëmjes Heidi është parë e përlotur krahë Ilnisës e cila më pas ka biseduar me të dy për situatën.
Pjesë nga biseda:
Heidi: Unë do jem e pa dukshme për ty, ta lehtësoj sa më shumë! Ndarje tamam,qëndrim,secili gjërat e veta
A je i lumtur?
Romeo: Nuk jam dhe këtë telenovel se bëj dot më
Heidi: A je i lumtur të pyeta?
Romeo: Jo pra thashë nuk jam