Zëvendës Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mircea Geoana, ka thënë se Aleanca do të bëjë gjithçka që të ruajë paqen në Kosovë.
Këto komente, ai i ka bërë gjatë takimit që zhvilloi me kryeministrin e Maqedonisë së Veriut Talat Xhaferi në selinë e NATO-s të martën (13 shkurt 2024).
“Për Ballkanin Perëndimor, z. Geoana theksoi se rajoni është i një rëndësie strategjike për NATO-n, siç u theksua nga vizita e fundit e Këshillit të Atlantikut të Veriut në Bosnje dhe Hercegovinë. Mes kërcënimeve secesioniste, zoti Geoana tha se Aleanca qëndronte pranë integritetit territorial të Bosnje dhe Hercegovinës. Ai kujtoi se Aleanca kishte rritur praninë e saj ushtarake në Kosovë pas dhunës së fundit dhe do të bënte atë që është e nevojshme për të ruajtur paqen”, citohet Geoana.