Një mostër e pacenuar asteroidi që mund të shërbejë si një kapsulë kohore nga ditët e para të sistemit tonë diellor është zbuluar së fundmi.
Administratori i NASA-s, Bill Nelson ka deklaruar se shkëmbinjtë dhe pluhuri përmbajnë ujë dhe një sasi të madhe karboni, dhe sugjeron se asteroidët mund të kenë dorëzuar blloqet e ndërtimit të jetës në Tokë.
Sipas Doktor Xheson Duorkin (Jason Dworkin), shkencëtar i projektit OSIRIS-REx në Qendrën e Fluturimeve Hapësinore Goddard të NASA-s në Greenbelt, Maryland, kampioni është gati 5% karbon ndaj peshës, duke e bërë atë një nga përqendrimet më të larta të karbonit për t’u studiuar në një asteroid.
“Duke tejkaluar shumë objektivin tonë prej 60 gramësh, ky është mostra më e madhe e asteroidit e pasur me karbon që është kthyer ndonjëherë në Tokë. Molekulat e karbonit dhe të ujit janë pikërisht llojet e materialit që ne donim të gjenim. Ata janë elementë thelbësorë në formimin e planetit tonë. Dhe ata do të na ndihmojnë të përcaktojmë origjinën e elementeve që mund të kenë çuar në jetë”, tha Nelson.
Mostra, e mbledhur nga asteroidi Bennu 4.5 miliardë vjeçar afër Tokës në tetor 2020 nga misioni OSIRIS-REx i NASA-s, mbërriti në Tokë në një kapsulë më 24 shtator, duke rënë nga anija kozmike dhe duke u ulur në shkretëtirën e Jutës.
Që atëherë, shkencëtarët kanë punuar shumë duke studiuar pasurinë e materialit. Rezultatet e analizës u ndanë dje (11 tetor) gjatë një transmetimi të drejtpërdrejtë të NASA-s nga Qendra Hapësinore Johnson e agjencisë në Hjuston. Është mostra më e madhe e asteroidit e kthyer në Tokë.
Kishte aq shumë materiale “bonus” kur shkencëtarët hapën kutinë, sa ekipi nuk ka hapur ende mostrën e madhe. Një ‘arkivë thesari me material jashtëtokësor’.
38