Përpjekja e tretë e NASA-s për të vijuar misionin Artemis është planifikuar në datën 23 Shtator, por vetëm nëse kalohet testi i rrjedhjes dhe merr një akt të rëndësishëm nga Forca Hapësinore e SHBA-ve.
Një tjetër datë e planifikuar është 27 Shtatori, por duhet që NASA të sigurojë një akt për të zgjatur afatin e nevojshëm për kontrollin e baterive të raketës, të cilat janë krijuar që ta shkatërrojnë në rast se ajo devijon gjatë nisjes.
Forca Hapësinore e SHBA-ve parashikon që NASA të testojë bateritë çdo 25 ditë, që do të thotë se anija kozmike duhet të kthehet në hangarin e montimit. Zgjatja e afatit do t’i shmangte NASA-s javë të tëra vonesash që do ta shtynin fluturimin e Artemis 1 në Hënë për në Tetor./tvklan.al