Close Menu
  • Lajme
    • Botë
    • Rajon
  • Showbiz
  • Lifestyle
  • Shëndeti
  • Sport
  • Tech
  • Kuriozitete
    • Kuriozitete
    • Fun
  • Kontakto

Na Kontaktoni

Popular Posts

26 vjet nga masakra në Burgun e Dubravës, ende asnjë i dënuar

19. May 2025

Jozi dhe Loredana flasin për herë të parë për lidhjen e tyre

19. May 2025

Punëtorët e “Infrakos” dhe “Trainkos” ndalin trenin për një orë në shenjë proteste – kërkojnë rritje pagash

19. May 2025

Rina Balaj si asnjëherë më parë zbulon luksin

19. May 2025

Kjo është dhurata që Zelensky ia dhuroi Papës

19. May 2025

Shqipe Hysenaj me poza të nxehta nga pushimet

19. May 2025

Këmbimi valutor për këtë fillimjavë

19. May 2025

Capital T dhe Majku po vijnë me bashkëpunim

19. May 2025

Këto janë përfitimet shëndetësore nga ngrënia e qershive

19. May 2025

Gold AG zbulon orën e publikimit të këngës me Burakun

19. May 2025
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook Instagram
Infoline NewsInfoline News
Subscribe
  • Lajme
    • Botë
    • Rajon
  • Showbiz
  • Lifestyle
  • Shëndeti
  • Sport
  • Tech
  • Kuriozitete
    • Kuriozitete
    • Fun
  • Kontakto
Infoline NewsInfoline News
Home»Ballina»Nagavci tha se s’ka pranuar asnjë ankesë, nga Komuna e Vushtrrisë thonë se numër i madh i nxënësve kanë mbetur pa libra
Ballina

Nagavci tha se s’ka pranuar asnjë ankesë, nga Komuna e Vushtrrisë thonë se numër i madh i nxënësve kanë mbetur pa libra

2. September 20242 Mins Read
Share
Facebook
Advertisements

Përkundër deklarimeve të ministres së Arsimit, Arbërie Nagavci, se fillimi i vitit të ri shkollor ka nisur pa shqetësime, ndryshe kanë thënë nga Komuna e Vushtrrisë.

Drejtori i Arsimit të kësaj komune, Albanez Tahiraj, ka thënë se i kanë paraqitur shqetësimet e tyre tek Ministria e Arsimit, pasi që një numër i madh i nxënësve kanë mbetur pa libra.

Siç ka thënë ai, përveç kësaj, shumë prindër kanë pasur probleme edhe në aplikim e se për këtë është dashur të asistojë Drejtoria Komunale e Arsimit të Vushtrrisë.

“Kemi pasur takime të rregullt edhe me ministren e Arsimit, i kemi paraqitur shqetësimet tona si nivel komunal, si DKA-në për mënyrën e furnizimit, subvencionimin e prindërve me libra pasi që ka shumë raste që prindërit kanë ardhur në DKA dhe na është dashur që ne të asistojmë në aplikim. Një prej problemeve më të mëdha që dihet është se jo secili prind e ka kapacitetin për tu kyçur në platformë, prandaj ne jemi shndërruar në asistent të prindërve me qëllimin më të mirë që me ardhë deri te subvencionimi dhe furnizimi me libra. Sfida tjetër është që për këtë periudhe të shkurtër kohore kur ka filluar transferimi i mjeteve është e pamundur që të furnizohen të gjithë me libra shkollorë, kështu që edhe sot që ka filluar viti shkollor zyrtarisht shumë nxënës akoma nuk janë furnizuar me libra”, ka thënë ai.

Ndryshe nga Tahiraj, deklaroi të hënën ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci, e cila gjatë një vizite në shkollën “Iliria” në Prishtinë, tha se nuk kanë pranuar asnjë kërkesë apo shqetësim nga asnjë komunë.

“Jemi në kontakt me komunat. Deri më tani nuk kemi ndonjë kërkesë apo shqetësim nga komunat. Gjatë ditëve në vijim, presim raportet nga komunat për gjithçka, për furnizimin me tekste, për fillimin e vitit shkollor, numrin e nxënësve e kështu me radhë. Furnizimi me tekste shkollore kanë shkuar shumë mirë, sipas informatave. Nga asnjë komunë nuk kemi asnjë shqetësim”, deklaroi Nagavci të hënën gjatë vizitës së saj.

503

Arbërie Nagavci
Share. Facebook
Previous ArticleImeri: Unë isha shoku i Adem Jasharit dhe jo këta këtu e ata tjerët atje
Next Article Gigi Hadid “kapet mat” duke u puthur me të dashurin e ri

Related Posts

26 vjet nga masakra në Burgun e Dubravës, ende asnjë i dënuar

19. May 2025

Punëtorët e “Infrakos” dhe “Trainkos” ndalin trenin për një orë në shenjë proteste – kërkojnë rritje pagash

19. May 2025

Këmbimi valutor për këtë fillimjavë

19. May 2025

Comments are closed.

Social Media
  • Facebook
  • Instagram
AD
Të Fundit

26 vjet nga masakra në Burgun e Dubravës, ende asnjë i dënuar

Read More

Jozi dhe Loredana flasin për herë të parë për lidhjen e tyre

Read More

Punëtorët e “Infrakos” dhe “Trainkos” ndalin trenin për një orë në shenjë proteste – kërkojnë rritje pagash

Read More

Rina Balaj si asnjëherë më parë zbulon luksin

Read More

Infoline News është një gazetë online e lajmeve, ku gërshetohen informimi dhe argëtimi, me ngjarje të ndryshme nga vendi, rajoni, e bota, me tematika aktuale në fokus te lajmet rozë. Përbehet nga një staf i gjerë dhe korrekt, gjithmonë në shërbim të informimit të saktë, drejtë dhe të shpejtë.

Redaksia/Marketing 049 519 444 Email[email protected] Kushtet e Përdorimit Politikat e Privatësisë
Facebook Instagram
© 2025 Infoline News. Designed by Infoline Digital Marketing

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.

We are using cookies to give you the best experience on our website.

You can find out more about which cookies we are using or switch them off in Privacy Policy

Infoline News
Powered by  GDPR Cookie Compliance
Privacy Overview

This website uses cookies so that we can provide you with the best user experience possible. Cookie information is stored in your browser and performs functions such as recognising you when you return to our website and helping our team to understand which sections of the website you find most interesting and useful.

Strictly Necessary Cookies

Strictly Necessary Cookie should be enabled at all times so that we can save your preferences for cookie settings.

If you disable this cookie, we will not be able to save your preferences. This means that every time you visit this website you will need to enable or disable cookies again.