Në 6-mujorin e ndarjes së bashkëshortes nga jeta, Agron Llakaj i ka kushtuar një dedikim prekës Kostandinës.
Aktori, i cili ndan me publikun detaje nga jeta e tij personale, zgjodhi që të publikojë sot në Insta Story foton e bashkëshortes së ndjerë e cila bën sot gjashtë muaj që është ndarë nga jeta.
“6 muaj sot pa ty e imja Konstandina, na ke lënë syrin me lot, na thau shpirtin pritja”, është dedikimi prekës që Agron Llakaj bëri sot për bashkëshorten e tij të ndjerë.