Ditën e shtunë, Loredana Brati ka organizuar një festë të madhe për ditëlindjen e saj
Ditën e shtunë, Loredana Brati ka organizuar një festë të madhe për ditëlindjen e saj. Ish-banorja e edicionit të katërt të “Big Brother VIP” ka bërë një festë të madhe, ku kishte shumë të ftuar VIP, mes tyre edhe ish-banorë të shtëpisë më të famshme në Shqipëri.
Një ndër ta ishte edhe Shkëlzen Oruçi, i cili në profilin e tij në “Instagram” postoi shumë foto e video nga super festa.
Madje në një video të postuar në “Instastory”, ai shfaqej teksa i hidhte lek Loredanës, e cila ishte duke kërcyer.
Së fundmi, Shkëlzeni ka bërë në tjetër postim ku mesa duket shfaqet i ‘penduar’ për paratë që ka hedhur.
Ish-banori ka publikuar një fotografi tjetër me vajzën e ditëlindjes dhe i kërkon që t’i kthejë të paktën gjysmën e parave, pasi ka hedhur shumë nga pija.
