Analisti dhe njohësi i çështjeve politike, Imer Mushkolaj, ka komentuar kapjen e bordeve publike që është bërë nga Vetëvendosje, me emërimin e anëtarëve të saj në to.
Mushkolaj me anë të një postimi në Facebook ka thënë se këto emërime i takojnë modelit që sipas tij qytetarët e kanë ndëshkuar më 6 tetor.
“Kështu nuk çkapet shteti”, ka shkruar ai duke shtuar se të gjithë ata që u duartrokasin këtyre veprimeve veç se ia bëjnë një argat kapjes së shtetit.
Postimi i plotë:
Emërimet politike nga qeveria Kurti në bordet e ndërmarrjeve publike i takojnë modelit, të cilin qytetarët e kanë ndëshkuar më 6 tetor. Kështu nuk çkapet shteti. Ata që iu duartrokasin këtyre veprimeve veç ia bëjnë një argat kapjes së shtetit.