Sulmuesit të Kombëtares së Kosovës, Vedat Muriqi tani i është bashkuar edhe një serb te Mallorca. Ai është qendërmbrojtësi, Matija Nastasic, i cili kaloi si lojtar i lirë nga Fiorentina, transmeton Gazeta Metro.
Përpos portierit 26-vjeçar, Predrag Rajkovic te skuadra spanjolle tani ka kaluar edhe ish-mbrojtësi i Manchester Cityt, Matija Nastasic. Kjo u bë e ditur ditën e djeshme nga klubi në rrjetet sociale.