Edhe kjo e diel është e rezervuar për emisionin “Kampionët”, me një super panel, si gjithmonë.
Të përhershmit Bekim Isufi, sonte në studio i bashkohen edhe Tahir Lushtaku, Blendi Memaj, Kushtrim Mushica dhe Kron Sadiku.
Ekskluzivisht për “Kampionët” sonte foli edhe Vedat Muriqi, sulmuesi i kombëtares së Kosovës dhe RCD Mallorca në Spanjë.
Ai foli edhe për shortin e Kosovës, duke komentuar kundërshtarët e “Dardanëve”.
“Shorti nuk është edhe aq i vështirë, mirëpo mund të them se Rumania është kundërshtari më i vështirë në këtë grup, dy ndeshjet ndaj saj do të vendosin fatin e grupit” – tha ai.