Vedat Muriqi nuk i kishte kaluar vizitat mjekësore tek Club Brugge ditë më parë dhe ky fakt e kishte shqetësuar tej mase Lazion.
Për çdo rast, klubi italian i ka bërë kontrolle mjekësore sulmuesit kosovar sot dhe mediat italiane raportojnë se prizrenasi i ka kaluar me sukses ato.
Kjo ishte një përgjigje për klubin belg, i cili tashmë do të vendosë nëse do ta marrë apo jo përfaqësuesin kosovar.
Club Brugge pasi i ka bërë atij vizitat mjekësore, ka kërkuar që Lazio t’ia japë në huazim lojtarin për një vit ose t’ia shesë atë më lirë.
Sidoqoftë, nëse klubi belg i ndërron fjalët, bardhekaltrit e kanë ndërmend të ankohen në FIFA.
Lazio po planifikon ta shesë Muriqin sa më shpejt të jetë e mundur, në mënyrë që me paratë e shitjes së tij ta blejë ndonjë futbollist tjetër.
Mbetet të shihet nëse Muriqi do të përfundojë te Club Brugge apo jo, ndërsa atë e duan edhe Mallorca, Galatasaray e Hull City.