Sindi mori vendimin të largohet nga “Përputhen”.
Në program nuk e shpalosi arsyen se pse ka vendosur të largohet duke lenë pikëpyetje të mëdha tek fansat e saj.
Në një emision në “Shqipëria Live” ajo tregoi se çfarë e kishte shtyrë të marr një vendim të tillë.
“Një ndër arsyet kryesore është se jam në sezon provimesh, në vitin e fundit dhe duke i dhënë më shumë kohë vetes, kisha një provim të hënën dhe u njoftova nga universiteti, më thanë pastaj që tampon nuk është i vlefshëm dhe duhet të qëndroja 2 javë në karantinë.
Një ndër arsyet kryesore ishte shkolla. Unë sërish nuk e gjeta dashurinë, për 1 javë nuk do bënte ndryshim. Pata shumë momente që më rrahu zemra, por nuk u konkluduan si lidhje. Ka qenë Murati dhe Loco. Muratin nuk ma morën se nuk ishte kurrë i imi. Jam ndjerë e përdorur nga Murati. Deri diku në takimet me Muratin ishin se nuk ndjeja siguri tek ai dhe askush nuk më besonte”, përfundoi ish konkurrentja.