Qeveria e Kosovës ka marrë vendim që pensionistëve dhe fëmijëve deri në 16 vjeç t’ua ndajë nga 100 euro në fundvit.
Kjo u bë e ditur në një konferencë për media nga kryeministri i Kosovës Albin Kurti dhe ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati.
Ky i fundit tregoi se kur do të ekzekutohet këto mjete.
Murati bëri të ditur se përfituesit nuk kanë nevojë të aplikojnë.
Shefi i “Kuletës së Shtetit” tha se brenda javës do të mundohen t’i ekzekutojnë këto pagesa.
“Do të mundohemi që gjatë kësaj jave dhe megjithëse kemi një ditë pune e cila është pushim, t’i bëjmë të gjitha përgatitjet teknike në mënyrë që të ekzekutohen pagesat këtë javë”, tha Murati.